Futboll Sport

PSG NUK I LË ASGJË RASTËSISË/ Nis bisedimet për rinovimin e titullarit

Paris Saint-Germain, pasi humbi me kosto zero Kylian Mbappé në verë, nuk dëshiron të përsërisë të njëjtën histori brenda dy vitesh, kur i skadon kontrata e një prej lojtarëve më të rëndësishëm në skuadër. Klubi francez, raporton shtypi spanjoll, tashmë ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës së Achraf Hakimit, liderit të dhomave të zhveshjes dhe element kyç në skemat e Luis Enrique.

Kontrata e mbrojtësit anësor nga Maroku skadon në 2026, por klubi kampion i Francës nuk dëshiron t’i lejë asgjë rastësisë. Në fakt, vet Hakimi dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin dhe firma mund të vijë së shpejti.

Related posts

PREJ 5 VITESH NË KOMA/ Dokumentar për Michael Schumacher, ja kur do të publikohet

Delo.autor

ZBARKIMI I GRIEZMANN TEK BARCELOONA/ Presidenti i La Ligas hedh “bombën”:Mund të bllokohet…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Spal, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment