Futboll Sport

NUK LUAN QË NË SHTATOR/ Protagonisti me Kombëtaren në Europian merr ofertën të ndryshojë skuadër në janar

Klaus Gjasula mund t’i japë lamtumirën gjate merkatos së janarit skuadrës së Darmshtad, ku ka luajtur në edicionet e fundit. Mesfushori, i cili pak kohë më parë i dha lamtumirën zyrtarisht Kombëtares shqiptare, ka marrë një ofertë për t’iu bashkuar klubit të Rot Vais Esen.

Gjasula nuk po aktivizohet me Darmshtad, duke përfunduar në stolin e rezervave, me ndeshjen e tij të fundit të regjistruar në shtator të vitit 2024. Për këtë arsye, një ndryshim ambienti do të ishte mirë edhe për vetë futbollistin 35-vjecxar, i cili nuk dëshiron që fundin e karrierës ta kalojë si alternativë në stolin e skuadrës së Bundesligës 2.

Rot Vais Esen në fakt gjendet në kategorinë e tretë gjermane dhe aktualisht po lufton për t’u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Ndaj afrimi i Gjasulës, i cili ka eksperiencë në nivelet më të larta në futbollin gjerman si dhe me Kombëtaren kuqezi, do të ishte një armë e rëndësishëm plus për këtë skuadër që t’ia arrijë qëllimit.

Related posts

E PABESUESHME/ Man.United-Juventus në Champions, Ronaldo rikthehet në shtëpi, në fushë edhe Real, Bayern e City

Isa.Autor

Barcelona synon vazhdimësinë ndaj Rayos, Solari debuton në La Liga me Realin

Isa.Autor

FOTO/ Kjo që ka ndodhur në Bundesligë do t’ju habisë, gjyqtari mat penalltinë me hapa

Q.Autor

Leave a Comment