Futboll Sport

VJEN ZYRTARIZIMI/ Klubi amerikan prezanton Uzunin: Myrto është i gjelbër

Myrto Uzuni është tashmë zyrtarisht një futbollit i Austin FC në kampionatin amerikan të futbollit.

Lajmërimi i shumëpritur ka ardhur nga klubi amerikan nëpërmjet rrjeteve sociale, me një foto të futbollistit dhe një mesazh të shkurtër rreth tij.

“Myrto është i gjelbër. Mirëseerdhe te ATX Myrto Uzuni:”, shkruhej në postimin që i jep fund edhe telenovelës së transferimit të sulmuesit nga Granada.
Uzuni kishte kaluar vizitat mjekësore që të martën, por për shkak të rregulloreve të MLS, është dashur të pritet deri të premten për prezantimin e tij si blerja më e re e Austin, që ka paguar klauzolën e largimit prej 12 milionë eurosh.

Related posts

Real Madrid 3:1 Liverpool, notat e lojtarëve

Sadik.Autor

Manchester City nis “luftën” në merkato me Tottenham…

Sadik.Autor

VARANE PRITET TË JETË TITULLAR TEK MANCHESTER UNITED/ Maguire: Ne mund të përmirësojmë njëri-tjetrin dhe…

Delo.autor

Leave a Comment