Futboll Sport

MILAN-PARATICI, FRENIM I PAPRITUR/ Igli Tares i hapet rruga për postin e Drejtorit Sportiv të kuqezinjve

Milani është në kërkim të Drejtorit Sportiv. Së fundmi lëvizje të reja kanë ndodhur në kampin kuqezi dhe mediet në Itali bëjnë me dije se Fabio Paratici dhe Milan nuk kanë një marrëveshje, kur gjithçka u mendua se palët kishin një akord total. Tanimë Milan rikthehet te pista e Igli Tares dhe Tony D’Amico.

SITUATA – Fabio Paratici, ish-drejtuesi i Juventusit dhe Tottenham është i dënuar deri më 20 korrik të këtij viti për shkak të bilanceve dhe manovrave financiare kur ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër”. Ndalimi i tij dihej dhe CEO i Milanit, Furlani ishte në dijeni të një situate të tillë.

Veç situatës, duket se kërkesat ekonomike dhe liria në klub kanë qenë pika të forta që kanë çuar në një kthesë të situatës. Paratici ka shumë oferta në tryezë dhe “Gazzetta” njofton se të gjitha janë më të larta se ajo e Milanit.Në të tilla kushte Milani e ka të pashmangshëm ndryshimin e kursit dhe diçka e tillë i rikthen ata në pikën zero. Igli Tare, i preferuari i Zlatan Ibrahimovic është kandidat i fortë, me këshilltarin e pronarëve që e pëlqen shumë “bjondin” shqiptar.

Veç Tares në garë është edhe Tony D’Amico, me Milanin që deri në fund të këtij muaji duhet ta ketë ndarë mendjen për drejtorin e ri sportiv.

Related posts

Joachim Low I VENDOSUR/ OZILI ia mbylli vetë derën e Gjermanisë, nuk ka rikthim

Isa.Autor

YLLI LEGJENDAR I MILANIT/ Filippo Inzaghi: Ata prezantojnë të ardhmen e klubit dhe të…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona në krizë financiare, largimi i Koeman do të kushtonte sa një… lojtar

Delo.autor

Leave a Comment