Futboll Sport

AKSIDENT I RËNDË NË FORMULA 1/ Piloti përplaset me 260 km/h dhe dërgohet në spital

Aksident në provat e lira për Çmimin e Madh të Japonisë në Formula 1, në cirkuitin e Suzuka. Piloti i Alpine, Jack Doohan humbi kontrollin e njëvendëshes dhe u përplas me barrierat mbrojtëse, për t’u dërguar më pas në spital, aty ku doli pas 20 minutash pasi gjendja u konsiderua si e mirë.

Era e fortë e pasme apo DRS mbetur e hapur ishin ndër shkaqet e mundshme të aksidentit dhe piloti sipas medieve mund të ketë qenë me shpejtësi afro 260 kilometra në orë. Jack tha menjëherë se ishte mirë, por iu deshën disa minuta për të lënë kabinën e A524 të tij të dëmtuar rëndë.

I ndihmuar në pistë nga ekipi mjekësor i F1, Doohan u dërgua më pas me ambulancë në qendrën mjekësore për një kontroll më të detajuar, duke e lënë atë pas rreth njëzet minutash me sa duket në gjendje të mirë.

Megjithatë, nëse Jack nuk shpallet “i aftë” për të vazhduar garën në fundjavë, vendin e tij do ta zërë piloti rezervë Ryo Hirakawa.

Kujtojmë se gara e tretë sezonale e Formula 1 do zhvillohet të diel në Japoni, me makinën e Doohan që është e dëmtuar keq.

Related posts

KRISTJAN ASLLANI PRET EDHE NJË SHANS NGA INTERI/ Më pas në diskutim e ardhmja! Projektohet nga minuta e parë

F.autor

NDESHJA NDAJ SHQIPËRISË/ Momenti kur “Gjelat” e Francës stërviten në “Air Albania”. Nga Griezmann tek… (VIDEO)

Delo.autor

“NUK MUND TA BESOJMË”/ Goli i anuluar ndaj Milanit ndaj Napolit bëhet çështje ndërkombëtare

Delo.autor

Leave a Comment