E ardhmja e Alexander Isak mbetet për t’u vlerësuar. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Newcastle, pasi shënoi 27 gola në 42 ndeshje (në të gjitha garat) sezonin e kaluar, pëlqehet nga disa skuadra.
Pavarësisht interesimit, sulmuesi 25-vjeçar ende nuk e ka thyer heshtjen në lidhje me të ardhmen.
Newcastle, nga ana e tyre, tashmë e ka përsëritur dëshirën për ta mbajtur futbollistin në skuadër, por në javët e fundit Isak është vendosur në “shënjestrën” e Al Hilal.
I përballur me të gjitha këto thashetheme, agjenti i tij, Gonzalo Gaitan, foli në median saudite Arriyadah në lidhje me të ardhmen e klientit të tij.
“Ne tashmë po studiojmë dhe analizojmë të gjitha opsionet, dhe mund të jemi afër finalizimit të hapit të ardhshëm të lojtarit”, deklaroi agjenti.
Prandaj, vendimi i Isakut do të zbulohet së shpejti. Ndërkohë, ai ka një kontratë me Neëcastle të vlefshme deri më 30 qershor 2028, dhe klubi e vlerëson atë me një vlerë minimale prej 100 milionë eurosh.
