Futboll Sport

TRANSFERIMI I LUKMAN TEK INTERI/ Presidenti Marota për sulmuesin e Atalantës: Nuk e fsheh që…

Ademola Lukman është kthyer në prioritet të Interit përgjatë kësaj merkato vere. Presidenti Marota ka komentuar situatën me sulmuesin e Atalantës.Bepe Marota tregon se gjithçka do të vendoset në 2-3 ditët e javës. Nëse Atalanta tregohet e gatshëm, gjërat do fillojnë të konkretizohen. Në rast se jo, atëherë Interi do të hidhet në sulm për një tjetër lojtar.

Është javë vendimtare? “Sigurisht që po. Lukman përfaqëson një profil të përshtatshëm, megjithatë nuk është i vetmi. Ka edhe emra të tjerë.

Nuk e fsheh që brenda 2-3 ditësh do të arrijmë në përfundimin e diskutimit me Atalantën. Nëse do të jenë kushtet dhe Atalanta do të jetë e gatshme, do të shohim për të nisur një negociatë konkrete, përndryshe do të ketë një zgjidhje tjetër”, u shpreh Marota ndër të tjera.

Related posts

Chelsea fiton bindshëm ndaj Stoke Cityt, ngjitet në vendin e dytë në Premier League

Q.Autor

PAS HUMBJES NDAJ Ndreu: Dominuam, por tani duhen pikët. Të lëmë boshllëqe për të gjetur një sulmues

Delo.autor

Augsburgu pranë zonës europiane, shkatërroi 3-0 Entrachtin e Frankfurtit

Q.Autor

Leave a Comment