Futboll Sport

HAP I MADH/ Arrihet akordi, Edon Zhegrova do të firmosë me Juventusin

Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi është vetëm çështje orësh. Gazetari italian, Fabricio Romano, ka raportuar se Juventusi ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me shqiptarin e Kosovës.

“Zonja e Vjetër” do të paguaj rreth 20/25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lilës.  Zhegrova ka kohë që ka arritur marrëveshje personale me Juven. Shqiptari i Kosovës, për shkak të një lëndimi nuk ka luajtur prej dhjetorit të vitit të kaluar.

26-vjeçari me francezët e Lilë ka zhvilluar 107 ndeshje ku ka kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime. Kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Related posts

Ndryshime drastike në kontratat e lojtarëve te Flamurtari, Idrizi vendos kushtet…

Sadik.Autor

Challandes: Mendoj për Nations League, rezultati i vëllazërores në plan të dytë

Sadik.Autor

TËRMETI TRAGJIK/ Klubi “Shkëndija e Tetovës” do të japë të ardhurat nga shitja e biletave për të prekurit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment