Futboll Sport

ARBËR HOXHA NË SUPER FORMË/ Zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci

Ndaj Serbisë, Arbër Hoxha pritet të jetë një “armë” më shumë për trajnerin Sylvinho, me sulmuesin kuqezi që është gati për këtë takim. Frika ishte e madhe në një kohë kur Hoxha doli nga fusha në fundjavë pas një shqetësimi muskulor, por futbollisti kuqezi zbriti si titullar në Europa League, në suksesin 3-1 që Dinamo Zagreb arriti në transfertë përballë Maccabi Tel Aviv.

Hoxha qëndroi në fushë deri në minutën e 67-të, i vlerësuar me notën 6.8. Si rrallë herë këtë periudhë, Hoxha vjen në këtë grumbullim me ekipin përfaqësues në super formë.Së fundmi, futbollisti shqiptar u vlerësua në Kroaci si lojtari më i mirë i muajit shtator.

 

Related posts

“A NUK JAM TËRHEQËS?” Tallja epike e të fejuarës së Jorginho bën xhiron e rrjetit

F.autor

KA PASUR NJË KARRIERË SHUMË TË SUKSESSHME/ Ibrahimovic “çmend” Amerikën: Kam fituar tituj më shumë se…

Delo.autor

Mane luan ndeshjen e parë të Botërorit/ Liverpool përkrah “yllin” e skuadrës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment