Futboll Sport

YILDIZ ME ÇDO KUSHT/ Xabi Alonso i fiksuar pas turkut, fut në “siklet” Perez

Kenan Yildiz, një nga talentet më premtuar të futbollit botëror, është kthyer në një fiksim të madh për Xabi Alonso-n. Tekniku i Real Madrid e kërkon me çdo kusht yllin e Juves dhe për t’ia arritur këtij qëllimi është i gatshëm të ndryshojë të gjithë balancat brenda ekipit vetëm e vetëm që të ketë në dispozicion turkun.

Sfida e fundit në “Bernebeu”, ku Reali priti “Zonjën e Vjetër” shërbeu vetëm për të përforcuar akoma më shumë idenë e tij, se Yildiz është lojtari perfekt për skemat e tij.Giovani Branchini, agjenti italian i futbollit, ka zbuluar se Alonso është aq i fiksuar pas Yildiz sa mund të lë të lirë, pra të shes çdo lojtarë që ka në dispozicion përveç Kylian Mbappe. Alonso ia ka bërë të qartë këtë dëshirë edhe drejtuesve të Real Madrid të cilët pritet të vihen në lëvizje për t’i plotësuar këtë kërkesë. Juve nga ana e saj vijon kontaktet e vazhdueshme me përfaqësues të lojtari për të nënshkruar një kontratë të re me terma financiarë të përmirësuar ndjeshëm.

Nga Madridi këtë verë pritet të largohen të paktën dy lojtarë, Rodrygo dhe Endrich. I pari do të shitet, ndërsa braziliani tjetër pritet të largohet në formë huazimi.

Related posts

EURO 2020/ Përballja Çeki-Angli fillon me dy gola në 4 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

STATISTIKA TË FRIKSHME/ Askush si Interi i titullit, ja të gjithë numrat rekord të kampionatit…

Delo.autor

NDARJA NË “PAQE”/ Valverde: Dembele ka disa gjëra që lojtarët e tjerë nuk i kanë

Isa.Autor

Leave a Comment