Futboll Sport

ZYRTARIZOHEN DY MIQËSORE/ Kombëtarja U-21 luan ndaj Moldavisë & Ukrainës në nëntor

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Kuqezinjtë e trajnerit Alban Bushi do të përballen me Moldavinë U-21 dhe Ukrainën U-21.

Takimi i parë, Moldavi U-21 – Shqipëri U-21, është programuar më 13 nëntor, në orën 15:00, dhe do të luhet në Tiraspol, në “Sports Complex Sheriff”.

Ndeshja e dytë, Shqipëri U-21 – Ukrainë U-21, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 17 nëntor, në orën 18:00.

Këto dy miqësore do të shërbejnë si një test i rëndësishëm për trajnerin Bushi dhe stafin teknik, për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe për të vlerësuar futbollistët që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren U-21.

Related posts

Tifozët fyejnë Moratan, ai reagon në mënyrë të turpshme (VIDEO)

Q.Autor

“I GJUAN…”/ Mourinho për Pogba: E pranoj, këtë gjë e bën më mirë se unë

Isa.Autor

E TMERRSHME/ Detajet: Futbollisti brazilian U THER me THIKË KASAPËSH tek organet…

Isa.Autor

Leave a Comment