Futboll Sport

KUALIFIKIM ME VUAJTJE/ Barça siguron kalimin në ¼ e Kupës së Mbretit, Flick: Santander më surprizoi, luajtën pa frikë

Barcelona vuan, por ia del të sigurojë biletë për në çerekfinalen e Kupës së Mbretit, teksa mundi Racing Santander me shifrat 0-2. Katalanasit e nisën takimin duke lënë në stol disa emra me peshë si Raphinha apo Pedri. Pjesa e parë e takimit ishte disi e mërzitshme pas shumë raste, u mbyll 0-0. Por në pjesën e dytë katalanasit ndërruan marsh. Sfida u zhbllokua në minutën e 66-të, ku pas një asisti fantastik të Fermin Lopez, ishte Ferran Torres, ai që dërgoi topin në rrjetë. Në minutat shtesë ishte Lamine Yamal që vulosi fitoren 0-2 për Barcelonën dhe kualifikimin në çerekfinale.

Pavarësisht vështirësisë në arritjen e kësaj fitoreje, Hansi Flick u shfaq i lumtur për kualifikimin e të tijëve: “Rivalët i përballojnë këto ndeshje pa frikë. Janë të guximshëm dhe s’kanë çfarë të humbasin”. Për dy golat e anuluar të Racing për pozicion jashtë loje, Flick theksoi rëndësinë e vijës mbrojtëse: “Është pjesë e lojës sonë dhe na ndihmoi të fitonim 2-0, pa pësuar”. Në fund, lavdëroi kundërshtarët: “Më ka surprizuar si mbronin, sulmojnë drejtpërdrejt dhe ushtrojnë presion të lartë. Është bukur t’i shohësh”.

Related posts

CHAMPIONS/ Dembele shpërthen si “rraketë”, Pedri falënderon (VIDEO)

Delo.autor

MESAZHET VUDU DHE JETA E VËSHTIRË E NËNËS SË TIJ/ Ja pse Lukaku u tërbua nga ofendimet e Ibrahimovic në derbi…

Delo.autor

INIESTA I RI/ REALI paguan Man Cityn për SUPER talentin, por me një KUSHT…

Isa.Autor

Leave a Comment