Futboll

Befason Antonio Conte: FA Cup e parëndësishme për Chelsean

Antonio Conte ka thënë se FA Cup nuk është e rëndësishme për Chelsean këtë sezon.

Chelsea luan sot në udhëtim kundër Leicester City në çerekfinale të FA Cup, me fillim në ora 17:30, por për trajnerin italian, edhe pse sot mund ta arrijë gjysmëfinalen, kjo garë duket e parëndësishme.

Conte është nën presion të madh në “Stamford Bridge” pas një sezoni të dytë të vështirë me Chelsean, pasi përveç se tashmë ia ka dorëzuar titullin e kampionit në Premierligë Manchester Cityt, tani po lufton për vendin e katërt për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Barcelona e eliminoi nga Liga e Kampionëve në mesjavë, por ish-trajneri i Juventusit ka shpjeguar se kjo gjë nuk ia rrit aspak rëndësinë ndeshjes çerekfinale të së dielës kundër Leicester City.

“Natyrisht se duhet ta fitojmë këtë garë. Por, nuk është e rëndësishme”, ka thënë Conte.

“Shumë herë bëjmë krahasime, sezon i mirë, sezon i keq, nëse fiton diçka. Por, duhet ta nivelin në të cilin jeni momentalisht”, shtoi ai.

Related posts

BARCELONA NIS OPERACIONIN “FSHESA”/ Yjet janë me valixhe nëpër duar. Manchester United kërkon 4 lojtarë

Delo.autor

Vllaznia pranë katastrofës, Luftëtari jep leksione futbolli

Sadik.Autor

LOJTARI MË I VJETËR/ 38 vjeç e 264 ditë, ja kush është “gjyshi” i Euro 2020

Delo.autor

Leave a Comment