Futboll Sport

“NËSE NUK E BLENI, DO E SHESIM”/ Besiktas del me ultimatum për Ernest Muçi-n

Çdo ditë që kalon dhe një lajm i ri del në pah, lidhur me çështjen më të diskutueshme sa i takon legjionarëve tanë kuqezi, e ardhmja e fantazistit Ernest Muçi. E ardhmja e Muçit mbetet mes Trabzonsporit dhe Beshiktashit. Opsioni për blerjen e kartonit është i vlefshëm deri më 10 maj, ndërsa Trabzonspori po heziton.

Klubi turk beson se mund të përfitojë ulje, të cilën edhe e ka kërkuar. Drejtuesit janë shprehur se nuk do e paguajnë shifrën 8.5 milionë euro sipas mediave turke, gjë e cila nuk është pritur mire nga ana e drejtuesëve të gjigandit turk Besiktas, klubi i cili zotëron kartonin e 25 vjeçarit. Në anën tjetër, Beshiktashi është i prerë për të mos negociuar. “Nëse nuk e bleni, do e shesim diku tjetër”, raportohet po ashtu nga “shqiponjat” e Stambollit.

Kjo situatë vjen në një moment mjaft delikat. Me 2 pikë më pak se Fenerbahçe, Trabzonspori po lufton për të marrë vendin e dytë që e dërgon drejt kualifikueseve të Champions. Muçi mbetet një pike kyçe në formacionin e skuadrës nga Trabzoni, por duket se edhe paraqitjet shumë të mira të tij, nuk kanë mjaftuar që të bindin drejtuesit e klubit për të hapur thesin e për të aplikuar të drejtën e blerjes së kartonit.

Related posts

SYNON TË THYEJË MALLKIMIN 5-VJEÇAR NË DERBI/ Idriz Batha: Shpresojati të na buzëqesh…

Delo.autor

“DUAM TË PËRMIRSOJMË ORGANIKËN TEK INTER”/ Marotta: Vidal objektiv i “Zikaltërve”, por…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ndryshon gjininë dhe kthehet në femër, arbitri europian i habit të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment