Futboll

Fitorja e Laçit për Europë, Teuta përmbys Lushnjën

Ka nisur sot java e 26-të e Kampionatit Shqiptar të Kategorisë Superiore me jo pak surpriza. Kështu Laçi ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Kamzës me rezultatin e pastër 2-0, falë golit të Uzunit në të 70’ dhe të Reginialdos në minutën e dytë shtesë. Dy gola që vlejnë sa për një vend në Kupat e Europës për Laçin, që pas 26 javësh mban vendin e tretë të klasifikimit në kuotën e 42 pikëve, po aq sa Kukësi, edhe pse ka luajtur një ndeshje më shumë se verilindorët. Ndërkohë, në Lushnjë, vendasit modestë, kanë ndalur Teutën për 90 minuta, por durrsakët arritën të përmbysin gjithçka disavantazhin prej dy golash, duke shënuar në minutat shtesë golin e fitores me anë të Dedic. Falë kësaj fitore in-extremis Teuta mban gjallë shpresat për mbijetesë, pasi renditet në vend të parafundit me vetëm 1 pikë më pak se Vllaznia që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Laçi-Kamza 2-0

Shënues: Uzuni 70’, Reginaldo 90+2′

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqai, Gjoni, Sefgjinaj, Lulaj, Lushkja, Eskerda, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Idrizaj, Ymeraj, Arrabal, Rezi, Fukui, Plaku, Raçiç.

Trajner: Ramadan Ndreu

Lushnja-Teuta 2-3

Shënues: Canka 14’, 34’/ Hila 45′, Gjeorgjevski 59′, Dedic 90+3′

Lushnja: Bejte, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço, Branica, Gava, Papa, Mone, Canka, Pepa.

Trajner: DritanÇuko

Teuta: Moçka, Gjeorgjevski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Hrkac, Beqja, Hila, Lajthia, Latif, Dedic.

Trajner: Gentjan Begeja

Standings provided by Sofascor

Related posts

REALIZOI NDAJ SHQIPËRISË PAS 500 DITËSH AGJERIM/ Harry Kane: Ju tregoj cila do të jetë ndeshja më e vështirë në grup

Delo.autor

PËR HERË TË PARË NË HISTORI/ Kampionatet elitare në Europë me të njëjtët klube fitues

Delo.autor

MREKULLI NË DERBIN E LONDRËS/ Chelsea përmbys “Topçinjtë” në 4 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment