Futboll

Gattuso: Kalinic në tribunë? Po nuk u stërvite mirë, qëndro në shtëpi

Rino Gattuso paralajmëron lojtarit e tij të AC Milan se ata nuk do të jenë në planet e tij nëse nuk stërviten mirë.

Kuqezinjtë fituan 3-2 ndaj Chievos falë një goli të minutave të fundit të Andre Silva-s por Kalinic ishte lënë në tribunë për ndeshjen e së dielës për shkak të mungesës së vendosmërisë në stërvitje.

“Nesër është një ditë e re në futboll dhe nuk mund të mbash mëri,” shprehet ish-mesfushori për Kalinic.

“Kam 25 lojtarë dhe rregulli është i njëjtë për të gjithë.

“Gjatë dy orëve në stërvitje ata mundohen të japin gjithçka. Dua të shoh profesionalizëm dhe vendosmëri në fushë.

 “Ai që nuk stërvitet mund të qëndrojë në shtëpi. Për ne çdo ndeshje është e rëndësishme.

“E dinim që do të vuanim ndaj Chievo-s. Ishim të ngadaltë në fillim dhe bëmë shumë gabime.

“Në këtë moment nuk mund të bëjmë gabime. Nëse duam të luftojmë për një vend në Champions League, barazimet nuk na bëjnë punë.”

 

Related posts

“TRANSMARKET” PUBLIKON LISTËN/ Kushton 5.3 milionë euro, shikoni kush është ekipi më i shtrenjtë i Superiores

Delo.autor

RIKTHMI I FRANCEZIT TEK REAL MADRIDI/ Isco: “Zidane? Ai veprim thotë gjithçka për atë, shpresojmë…

Delo.autor

Barazimi ndaj Udineses, Gattuso: Jam i lumtur edhe pse nuk fituam

Q.Autor

Leave a Comment