Futboll

Askush nuk është më i mirë se Salah momentalisht

Mohamed Salah mund ta kopjojë Lionel Messin dhe të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, nëse vazhdon me formën aktuale, sipas mbrojtësit të majtë të Liverpoolit, Andy Robertson.
Salah iu bashkua Liverpoolit nga Roma verën e kaluar dhe ka gjetur formën më të mirë të karrierës tek “Të kuqtë”, transmeton Express.

Përfaqësuesi egjiptian ka shënuar 28 gola në Premierligë deri tani këtë sezon, përfshirë 10 në shtatë ndeshjet e fundit.

Robertson nuk dyshon në atë sesa i mirë do të bëhet Salah në “Anfield”, duke e krahasuar me Mesin, i cili i ka fituar pesë Topa të Artë.

“Messi është duke e bërë këtë për vite”, ka thënë Robertson për Sky Sports News.

“Mo është duke pasur karrierë të mrekullueshme por mendoj se tani është duke e arritur kulmin dhe e ka rininë në anën e vet. Nuk mendoj se mund ta argumentoni se dikush tjetër është më i mirë se Salah për momentin në tërë botën”, shtoi ai. /Express/

 

Related posts

Rinovimet te Kukësi, rrezikojnë dy nga më të rëndësishmit

Sadik.Autor

THELLOHET SKANDALI/ “Ulërija dhe kërkoja që të ndalej”, vajza e përdhunuar nga Ronaldo zbulon detaje të frikshme

Isa.Autor

LA LIGA/ Dembele: Griezmann te Barcelona? Do të ishte përforcim i jashtëzakonshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment