Futboll

Fatkeqësi për lojtarin e Kombëtares, i vdes njeriu i afërm. Lë stërvitjen dhe niset për në vendlindje

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, nuk ka qenë sot i pranishëm në grumbullimin e kuqezinjve në Durrës, ku kanë nisur përgatitjet për miqësoren e 26 marsit me Norvegjinë në “Elbasan Arena”.

Gjimshiti ka marrë leje nga stafi për t’u larguar drejt Kosovës, pasi i kishte ndodhur një fatkeqësi familjare, ku një i afërm i tij kishte ndërruar jetë.

Futbollisti i Beneventos në Serie A do të qëndrojë në Kosovë për një ditë dhe do të rikthehet nesër në Durrës, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Christian Panucci.

Image

Related posts

“FALEMINDERIT LEO”/ Shikoni si Barcelona e “përcjell” legjendën Messi (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Shikoni “look”-un e ri të lojtarit të Partizanit (FOTO)

Delo.autor

MERR FUND DILEMA/ Rabiot vendos më në fund. Ja ku do të luajë francezi

Isa.Autor

Leave a Comment