Futboll

Probleme me prapavijën, Jose Mourinho hedh sytë nga Bellerin

Jashtë luftës për titull dhe i eliminuar nga Champions League, Manchester United mendon për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Evening Standard”, Jose Mourinho dëshiron që ta nis nga mbrojtja ndërtimin e skuadrës së sezonit tjetër, me Hector Bellerin që qëndron në krye të dëshirave të portugezit.

Mbrojtësi spanjoll i Arsenal, po monitorohet nga skuadra si Manchester United, Manchester City dhe Barcelona, por spanjolli vendosi të rinovonte me Arsenalin për gjashtë vjet e gjysëm.

Klauzola e tij aktuale është 50 milionë paund një shifër që nuk do të ishte pengesë për “djajtë”.

Related posts

PEREZ zbulon të vërtetën/ INTERI donte ta merrte MODRIC në mënyrë ABSURDE

Isa.Autor

E PAZAKONTË/ Mesfushori i BAYERN DËMTOHET në lamtumirën e Schweinsteiger

Isa.Autor

NGA SIKLETI TEK AVIONI/ 8 orët më të gjata të Tiranës, ja çfarë ndodhi deri në kthimin në shtëpi

Delo.autor

Leave a Comment