Futboll

Gjermani-Brazil/ Mirabelli do të jetë në stadium për një objektiv

Milan vazhdon të shikojë me interes nga Gjermania. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Massimiliano Mirabelli, vazhdon të punojë për sezonin e ardhshëm dhe për të përforcuar skuadrën e Gennaro Gattuso-s, që është kthyer në garë për një vend në Champions League.

Kështu, Mirabelli do të jetë i pranishëm të martën në “Olympiastadion” të Berlinit për Gjermani-Brazil, ku do të ketë mundësinë të ndjeë nga afër disa lojtarë që janë pjesë në listën e tij. Një nga këta është Julian Brandt, 21-vjeçari i Bayer Leverkusen.

Ai ka luajtur 12 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë dhe ka realizuar një gol. Gjithashtu, Brandt do të jetë pjesë e ekipit që do të luajë këtë verë në Kupën e Botës. Milan e ndjek prej muajsh dhe marrëdhëniet e mira me Bayer Leverkusen pas blerjes së Calhanoglu verën e kaluar.

Përveç kohëzgjatjes së kontratës, që i skadon në 2019-ën, një tjetër pengesë për Milan është vlerësimi prej 25-30 milionë eurosh që klubi gjerman i bën lojtarit.

Related posts

TEUTA-FLAMURTARI/ Trajenri i “Durrsakëve pa dy titullarë, ja formacionet e mundshme

Delo.autor

E BUJSHME/ Para 18 vjetëve lindi në kampin e refugjateve, tani pritet të transferohet në Bayern

Isa.Autor

“MË THANË QË NUK KISHA NJË NIVEL TË…”/ Talenti Pedri: Falënderoj Real-in që nuk më zgjodhi

Delo.autor

Leave a Comment