Futboll

Sulmuesi i madh ka refuzuar Real Madridin në Janar

Merkatoja e Janarit asnjëherë nuk ka lënë të kënaqur presidentin e Real Madrid, Florentino Perez. Është gazeta spanjolle “Marca”ajo që zbulon disa prapaskena të madrilënve gjatë merkatos së dimrit. Një nga emrat më të përfolur ishte Kepa Arrizabalaga i Athletic Bilbao, operacion që nuk u finalizua asnjëherë. Megjithatë nuk është ky emri sekret që ka zbuluar gazeta. Bëhet fjalë për Edin Dzeko, boshnjakun e Romës. Ishin momente delikate për Karim Benzema me francezin që nuk po shprehej mirë dhe me klubin madrilen që filloi të studionte zëvendësuesin e tij.

Në të gjitha rastet fjalën e fundit e kishte trajneri Zinedine Zidane, që ishte i pari që refuzoi për transferimin e Kepa në “Santiago Bernabeu”, dhe që nuk i hapte dyert një blerjeje të re, por që ishte i gatshëm të dëgjonte sugjerimet. Një nga këto ishte ajo e Dzeko. Skuadra e parë që u hodh në sulm për shërbimet e sulmuesit ishte Chelsea, dhe më pas garës iu bashkua edhe Real Madrid. Por që të dyja klubet i ofruan rolin e zëvendësuesit, duke mos i siguruar vendin e titullarit gjithmonë. Jeta sportive por edhe ajo personale që Dzeko ka krijuar në Romë që prej vitit 2015 kur ishte fillimisht i huazuar, bënë që lojtari të refuzonte ofertat, qoftë kjo edhe nga kampionët e Europës. 

Related posts

U SHPALLËN KAMPIONË TË ITALISË/ Lautaro Martinez dhe Lukaku, njëzëri: Kështu e fituam titullin

Delo.autor

SKUADRA LEGJENDARE/ Fitoi “Këngën Magjike, por me kë është tifoz Flori MUMAJESI (VIDEO)

Isa.Autor

FRIKA E KORONAVIRUSIT TEK DANIMARKA/ Gjysma e kombëtares izolohet. Ia hedhin paq dy yjet e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment