Futboll

Al-Khelaifi i mahnitur nga Allegri, e do në stolin e PSG

Max Allegri është në krye të listës së dëshirave të Nasser Al-Khelaifi. Sipas rrjetit amerikan “ESPN”, trajneri i Juventusit ka tërhequr shumë vëmendjen e presidentit të Paris Saint-Germain, aq se e ka kthyer në zgjedhjen e parë për sezonin e ardhshëm.

Me Unai Emery drejt largimit, italiani i bardherzinjve vlerësohet si mundësia më e mirë për stolin e PSG, me emrin alternativë që është trajneri i Tottenham, Pochettino. Janë pikërisht rezultatet që Juventusi ka arritur në Europë këto vitet e fundit, me dy finale Champions League të arritura në 3 vjet, që kanë bindur sheikun për të hedhur sytë nga Allegri.

Champions League konsiderohet një trofe shumë i rëndësishëm për parizienët që në Francë dominojnë si në kampionat ashtu edhe në Kupë, por nuk ia kanë dalë mbanë të shkëlqejnë në kompeticionin më të madh evropian për klube. PSG për këtë qëllim ka bërë shumë investime në skuadër, duke afruar lojtarë si Mbappe dhe Neymar me të dy që kapin shifrën e rreth 400 milionë eurove. Një pistë për t’u mos u përjashtuar është edhe tekniku i “Spurs”, Mauricio Pochettino, që me ardhjen e tij PSg do të hapte dyert edhe për blerjen e Harry Kane.

Megjtihatë “ESPN” e shkruan qartë; i preferuari mbetet Allegri. Pak ditë më parë përflitej edhe për Luis Enrique, për të cilin ishte brazilian Neymar ai që i kishte dhënë pëlqimin e tij presidentit Al-Khelaifi, duke qenë se kanë punuar bashkë në kohën te Barcelona. Kjo do të jetë një merkato e nxehtë përsa i përket stolave të trajnerëve ku priten lëvizje vërtetë të bujshme. 

Related posts

TRONDITET EKIPI KRYEQYTETAS/ Sërish probleme për Romën, dëmtohet “motori” i mesfushës

Isa.Autor

NJË MAL ME PARA/ Ja sa do të jetë paga e HAZARD tek Chelsea, për ta mbajtur larg Madridit…

Isa.Autor

“LUANIM KUNDËR KAMPIONËVE TË BOTËS”/ Flet Memushaj pas humbjes: Mund të bënim më mirë, ishin eliminatore pozitive…

Delo.autor

Leave a Comment