Futboll Seria A

Kompensimi i biletave, tjetër përplasje mes klubeve të Milanos

Gjithsesi, përplasja e radhës është ajo për rimbursimin e biletave. Kuqezinjtë dolën në një deklaratë ku thuhej se të gjithë ata që kanë një biletë për derbin, por që nuk do të munden të jenë më 4 Prill në ‘San Siro’, do të pajisen me një kupon, për të parë një tjetër ndeshje të Milanit, deri në fund të sezonit.

Kjo zgjidhje është përshëndetur nga disa, por shumica janë shprehur të zhgënjyer, pasi kanë paguar për derbin dhe nuk mund ta kompensojnë me një ndeshje çfarëdo.

Gjithsesi, zikaltrit kanë kërkuar kompensim të paktën për tifozët e Interit, të cilëve nuk mund t’u ofrohet një tjetër ndeshje e Milanit, por kuqezinjtë kanë refuzuar menjëherë.

Klubi zikaltër ka ofruar që biletat e kthyera nga tifozët e Interit, të dalin sërish në shitje dhe Interi të marrë përsipër kompensimin e atyre që nuk do të arrijnë të shiten, ndërsa për këtë opsion, drejtuesit e Milanit po mendohen ende.

Deri atëherë, Interi ka njoftuar kompensimin e të gjithë tifozëve zikaltër, që kanë një biletë për derbin, por që nuk do të munden të jenë më 4 Prill, ndërsa tensionet mes dy kampeve vijojnë të rriten.

Related posts

Abazaj ngacmon Luftëtarin: Nuk do ta kem kundërshtar në Evropë!

Sadik.Autor

MBETEN DY OBJEKTIVAT KRYESORË/ “Topçinjtë” huazojnë mesfushorin e Barcelonës…

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Barazim me gola, Liverpool ndan pikët me Tottenham me polemika

Delo.autor

Leave a Comment