Futboll

(FOTO) Çudira shqiptare, në Kategorisë e Parë fusha në stadiumin vijëzohet me tallash

Ditën e djeshme u luajt në Burrel sfida e kategorisë së Parë, në grupin A, mes Burrelit dhe Tërbunit. Takimi ishte pa shumë raste dhe përfundoi me rrjeta të paprekura, 0-0.

Përveç rezultatit, ajo që vihej më shumë re në fushë ishin vijëzimet në stadiumin e Burrelit.Në stadium mungonin vijat e bardha dhe ato janë zëvendësuar me një vijëzim amatoresk të formuar nga tallashi.

Përveç materialit me të cilin janë bërë këto vijëzime, dukeshin qartë edhe pasaktësia e tyre, sepse në disa vende vijëzimi ishte bërë shtrembër.

WhatsApp-Image-2018-03-24-at-19.44.43

Është absurde që në një ndeshje të Kategorisë së Parë të pranohet zhvillimi i takimit në një fushë të tillë. Vijëzim më të mirë gjen edhe në kategoritë më të ulta të futbollit tonë.

Gjithsesi, arbitri dhe vëzhguesit e ndeshjes nuk e kanë parë këtë gjë si një problem dhe kanë lejuar zhvillimin e ndeshjes.

Related posts

MADHËSHTOR/ Real Madrid mposht Athletic Bilbao dhe fiton Superkupën e Spanjës

Delo.autor

KUPA E ANGLISË/ “Djajtë e Kuq” eliminojnë Arsenalin, dëmtim “horror” për Koscielny

Delo.autor

“ELBASAN ARENA” PUSHTOHET NGA UJI/ Shtyhet ndeshja Shqipëri-Finlandë (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment