Futboll Premier League

Wenger: Jam gati të vuaj pasojat e rezultateve të dobëta

Trajneri i Arsenal Arsene Wenger insiston se është gati të vuajë pasojat e rezultateve të dobëta të Arsenal.

Topçinjtë nuk arritën të kualifikoheshin në Champions League sezonin e kaluar dhe me shumë mundësi nuk do të kualifikohet as këtë sezon pasi është 13 pikë larg vendit të katërt Tottenham.

Europa League është kompeticioni iv etëm që mund t’i shpëtojë postin trajnerit francez dhe në fundjavë është raportuar se Thomas Tuchel është kontaktuar nga Arsenal për të qenë pasardhësi i tij.

View image on Twitter

“Po fokusohem të bëj punën time sa më mirë dhe të injoroj gjithçka tjetër,” shprehet 68-vjeçari për beIN Sports. “Sa më i vjetër që bëhesh aq më shumë diskriminohesh për moshën.

“Mund ta pranoj këtë, nëse rezultatet nuk janë të mira jam gati të paguajë pasojat.

“Jam në një punë të vështirë publike ku duhet të jap rezultate, dhe jam përgjegjës për rezultatet.”

Related posts

(VIDEO) Tifozi i Werder Bremen hyn në fushë për selfie, reagimi i lojtarit habit

Q.Autor

“KUJDES KUR TI SHIKOSH…”/ Kjo është tifozja më seksi e Real Madridit (FOTO)

Delo.autor

“DUA TA MBYLL KARRIERËN TEK BAYERN”/ Boateng: Dua ta fitoj prapë Championsin

Delo.autor

Leave a Comment