Futboll

Borussia Dortmund ka gjetur zëvendësuesin e Batshuayi te Milan

Borussia Dortmund ka gjetur një tjetër kandidat për të zëvendësuar Michy Batshuayi, i cili pritet të largohet në fund të sezonit. Dhe pikërisht Patrick Crutone i Milan është duke u vëzhguar me vëmendje si mundësi.

Batshuayi është duke luajtur në Bundesliga në formë huazimi dhe pritet të rikthehet te Chelsea në fund të sezonit.

Mediat italiane raportojnë se Borussa është shumë e interesuar për talentin italian të Kuqezinjve.

Por ka një problem. Cutrone është rritur në akademinë e Milan dhe ndihet si pjesë e klubit. Për këtë arsye ai pritet të rinovojë kontratën me Kuqezinjtë.

20-vjeçari thuhet të ketë përpara tij një rinovim kontrate, megjithëse ajo aktualja skadon në 2021.

Cutrone ka shpërthyer këtë sezon me Milan duke shënuar shatë gola në Serie A.

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ GIRONAS/ Valverde: Guardiola “flirtonte” me De Jong? Kjo nuk është në…

Delo.autor

“KAM ARRITUR NJË MARRËVESHJE ME INTER”/ Mesfushori Calhanoglu: Po udhëtoj drejt Milanos për…

Delo.autor

NË PRAG DERBI KRYEQYTETAS/ Trajneri Gega: Tradita është mirë të vazhdohet, më tremb…

Delo.autor

Leave a Comment