Futboll Seria A

Kessie: Juventus? Fitojmë ne 2-0 dhe unë shënoj gol

Milan, një nga ekipet më të mira italian qëkur Gattuso ka marrë drejtimin, do të përballet të shtunën në mbrëmje me kampionat në fuqi të Italisë, ndeshje kjo që do të zhvillohet në “Allianz Stadium”.

Mesfusha kuqezi do të udhëhiqet nga Franck Kessie, i cili është shprehur shumë optimist në prag të sfidës me bardhezinjtë. “Objektivi ynë është të fitojmë, duam tri pikët për të vazhduar përpara”, ka thënë ai.

“Juventus është një skuadër e madhe, do të jetë shumë e vështirë, por ne duhet të shkojmë atje për të marrë pikë dhe për të vazhduar rritjen tonë. Kë do t’i hiqja atyre? Buffon-in, është një portier i madh. Një parashikim? Fitojmë ne 2-0 dhe unë shënoj gol”.

Related posts

JUVENTUS AFRON MORATAN/ “3-2-5” e Pirlos tani mund të bëhet realitet. Ja formacioni i mundshëm

Delo.autor

E PAPRITUR/ REALI përgatitet për një RIKTHIM TË BUJSHËM në “Santiago Bernabeu”

Isa.Autor

IKARDI DREJT SERISË A? Buzqesh Interi, ja shuma e majme që zikaltrit do të përfitojnë në rast transferimi

Delo.autor

Leave a Comment