Futboll

Seedorf parashikon Champions-in: Real është i frikshëm, ndërsa Barça…

Juventus dhe Roma kanë peshkuar respektivisht Real Madrid dhe Barcelona në shortin e çerekfinaleve të Champions League. Spanjollët janë favoritë në letër dhe sipas ish-mesfushorit të Milan dhe madrilenëve, Calrence Seedorf, ekipet italiane nuk kanë asnjë shans.

“Kur përballesh me Real Madrid është si të kesh përballë një mal për historinë që mbart pas vetes. Të gjitha kanë pasur dyshime për Real në përballjen me PSG, por ata kanë reaguar përsëri. Real është gjithmonë i frikshëm në Champions”, ka thënë ish-mesfushori.

Bashkë me Juventus-in është edhe Roma, që ka një tjetër Everest për të kaluar, Barcelona-n. “Roma ka treguar se është një skuadër e rrezikshme. Ka luajtur shumë mirë në Champions. Barcelona duhet të bëjë kujdes, edhe pse në këtë sezon është kthyer të luajë në nivele të larta”.

Related posts

(VIDEO) Barcelona mposht Levanten, Reali sheh me ‘dylbi’ kreun

Q.Autor

KUPA E ANGLISË/ Chelsea nuk përmbahet, realizon 4 gola në 33 minuta ndaj Chesterfield (VIDEO)

Delo.autor

PAS DRITËS JESHILE TË DHËNË NGA ITALIA/ Juventus thërret “mercenarët” në apel, Ronaldo bën gati avionin privat

Delo.autor

Leave a Comment