Futboll

Sot derbi për vend të 4 mes Chelsea dhe Tottenham, formacionet e mundshme

Chelsea do të tentojë të ulë epërsinë e Tottenhamit në vendin e katërt në Premierligë, i cili është treni i fundit për Ligën e Kampionëve, në një ndeshje që do të zhvillohet sot në “Stamford Bridge”.

Skuadra e Antonio Contes është duke përjetuar javë të vështira së fundmi pas një serie rezultatesh të dobëta, duke e lejuar Tottenhamin t’i shkëputet në pesë pikë, me vetëm tetë ndeshje të mbetura për t’u luajtur, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, një fitore sot në shtëpi e “Të kaltërve” kundër djelmoshave të Mauricio Pochettino do të ulte deficitin në vetëm dy pikë.

Ndeshja do të nisë në orën 17:00.

Këto janë formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Chelsea: Caballero; Rudiger, Azpilicueta, Cahill; Alonso, Moses, Kante, Fabregas, Willian, Hazard; Morata.

Tottenham: Lloris; Aurier, Vertonghen, Alderweireld, Davies; Dier, Dembele, Eriksen, Alli, Son; Llorente.

/Gazeta Express/

Related posts

Jordi Alba: Dua që Real Madrid t’i humbasë të gjitha ndeshjet

Sadik.Autor

SUPER GOLI NDAJ SAMPDORIAS/ Rikthehet në formën maksimale, ja rekordi që vendos CR7 (VIDEO)

Delo.autor

ZHBLLOKOHET SFIDA/ Dortmund kalon në epërsi kundër Monacos (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment