Futboll

Tronditet bota e futbollit, ish-mesfushori i Çelsit pëson infarkt

Infrakti ka goditur përsëri botën e futbollit. Kësaj here është një ish lojtar i përfaqësues angleze. Bëhet fjalë për Rei Uilkins i cili pësoi një infarkt dhe tashmë po lufton për jetën.

Ish-mesfushori kombëtares që ka zhvilluar 84 ndeshje dhe madje edhe në disa prej tyre kapiten, nuk ndodhet në një gjendje të mirë. Këtë e raporton për “Daily Mirror” bashkëshortja e tij. Uilkins ka zhvilluar një karrierë në nivele të larta. Ai ka qenë pjesë e Çelsit dhe Mançester Junajtid përpara se të transferohej te Milani, ku do të bëhej edhe më i famshëm.

Aty ai qëndroj për 3 sezoni dhe zhvilloj gjithsej 105 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola. Ëilkins në vitet e fundit të karrierës provoj të luante edhe me PSG, QPR, Kristal Palas dhe Leiton Oriente. Pas varjes në gozhdë të këpucëve ai mbajti rolin e asistentit të Vialit dhe më pas të Ançelotit te Çelsi.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Rikthehet titullari i rëndësishëm, Partizani i plotë për sfidën ndaj “Bardhebluve”

Delo.autor

Jim Pallotta: Roma nuk kishte zgjedhje tjetër për Salah dhe Pjanicin

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Ja 10 arsyet se pse SHQIPËRIA mund të marrë pikë sonte ndaj SKOCISË

Isa.Autor

Leave a Comment