Bundesliga Futboll

Fiton 2-1 me Eintracht Frankfurt, Werderi jashtë rrezikut të rënies

Werder Bremeni e shfrytëzoi më së miri faktorin fushë për të mposhtur 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit, duke krijuar një distancë sigurie prej 10 pikësh me zonën e rënies nga kategoria. Në “Weserstadion” u zhvillua një lojë e hapur, pasi të dyja skuadra kërkonin maksimumin e pikëve, por në fund miqtë ishin të detyruar të pajtoheshin me disfatën, që i zbret në vendin e 6-të.

Vendasit e gjetën golin në minutën e 28-të me Junuzovic, ndërsa në pjesën e dytë Eintrachti barazoi me Jovic, pasi u shërbye nga Boateng.

Në minutën e 79-të Abraham, në tenatativë për të larguar me kokë rrezikun, nxori jashtë loje portierin, duke shënuar në portën e tij, finalizim që i dha tri pikë Werderit.

Related posts

PLAN PËR MERKATON E JANARIT/ Conte bën “doktorin”, ja situata aktuale te “Zikaltërit”

Delo.autor

Bayern kampion i Gjermanisë për të 6-ën herë radhazi (VIDEO)

Sadik.Autor

E DO INTERI/ Giroud merr vendimin final për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment