Futboll

Shkëmbi: Dënim shokues, pse UEFA nuk e quan trukim humbjen e Sportingut?

Me kampionatin thuajse të mbyllur, beteja e Skënderbeut është përqendruar në KAS-in e Lozanës, që shihet si shpresa e madhe për të rrëzuar dënimin prej dhjetë vitesh nga UEFA.

Shkembi

Bledi Shkëmbi, që la gjurmë të jashtëzakonshme, duke u bërë pjesë e historisë së klubit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, tregon si e ka pritur vendimin e UEFA-s. Trajneri aktual i Lirisë së Prizrenit mendon se në fund korçarët do të dalin të pastër.

Bledi Shkembi

UEFA ka ngritur akuza kryesisht për katër ndeshjet e luajtura në Kupat e Europës. Ju personalisht kujtoni diçka?

Për këto ndeshje në Europë, unë mbaj mend që ne si futbollistë të Skënderbeut kemi dhënë maksimumin e mundshëm në fushë. UEFA dukshëm mendon se nëse Skënderbeu mundet, atëherë e ka trukuar takimin. Por nëse fiton, si në rastin ndaj Sportingut të Lisbonës në Elbasan me shifrat 3- 0, nuk mendon të njëjtën gjë. Kjo më duket shumë absurde dhe e padrejtë.

Related posts

MESSI mund të LARGOHET? BARCELONA “burgos” yllin argjentinas, pritet që…

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Jo vetëm mesfushori Calhanoglu, Inter dëshiron dhe liderin e Milan-it…

Delo.autor

Kosta Rika ëndërron, Serbia është e dënuar të fitojë…

Sadik.Autor

Leave a Comment