Futboll

Eros Grezda luan sezonin e fundit në Kroaci

Mesfushori shqiptar, Eros Grezda, është një nga lojtarët më në zë të kombëtares shqiptare. 22-vjeçari ka fituar formacionin e Shqipërisë, pasi pëlqehet shumë nga trajneri italian Christian Panucci. Numri një i stolit e aktivizoi dhe në miqësoren kundër Norvegjisë, pavarësisht se gjakovari kishte disa probleme fizike që nuk i ishin rikuperuar plotësisht.

Grezda po luan në kampionatin kroat të futbollit, pasi është pjesë e ekipit të Osijekut. Mesfushori ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon, nga të cilat 18 i ka nisur si titullar. Lojtari ka gjetur 5 herë rrugën e rrjetës, ndërsa ka qëndruar në 7 ndeshje në pankinë. Ky sezon nuk ka qenë shumë i qetë për Grezdan, pasi ka marrë 6 kartonë të verdhë duke u konfirmuar si një futbollist i ashpër. E rëndësishme është që lojtari ka gjetur vazhdimësinë dhe me paraqitjet e tij të mira ka kthyer interesin e shumë klubeve drejt tij.

Kampionati kroat është një “oaz” i mirë për shumë futbollistë, pasi nxjerr vazhdimisht futbollistë cilësorë. Në kushte të tilla, Grezda ka marrë vëmendjen e klubeve të ndryshme jashtë Kroacisë. Burime të ndryshme pranë lojtarit bëjnë me dije se mesfushori do të largohet në fund të sezonit nga Kroacia. Me merkaton e verës në prag, Grezda kërkon të bëjë hapin tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij. Të njëjtat burime, saktësojnë se menaxheri i futbollistit po bisedon me disa ekipe në Gjermani. Destinacioni i ri i mesfushorit me tipare të avancuara të Kombëtares shqiptare duket se do të jetë pikërisht ky shtet.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se lojtari do të largohet nga Osijeku dhe me shumë mundësi do të përfundojë në Gjermani. Ky është sezoni i 3-të që po kalon Grezda në Kroaci, pasi u afrua në këtë kampionat në vitin 2015 kur kaloi nga Zavrci i Sllovenisëte skuadra e Lokomotivës së Zagrebit.

Related posts

U TËRHOQ NGA FUTBOLLI/ Nderimi për Aguero-n: çmimi prestigjioz do të marrë emrin e tij

Delo.autor

JA SI FITOI MILANI MBRËMË/ Piatek në fushë e Claudia jashtë saj

Delo.autor

KËRKOHEJ NGA MANCHESTER UNITED/ Inaki Williams firmos kontratë 9-vjeçare me…

Delo.autor

Leave a Comment