Futboll La Liga

Barcelona kërkon huazimin e mbrojtësit të United!

Barcelona ka bërë një sondazh për mundësinë e huazimit të mbrojtësit të Manchester United, Luke Shaw, gjatë verës së ardhshme, ka shkruar tabolidi anglez “The Sun”.

Futbollisti i kombëtares angleze nuk pëlqehet nga trajneri i “djajve” Jose Mourinho, teksa katalanasit janë gati ta huazojnë për një sezon në “Camp Nou”, për t’u bindur më pas për blerjen përfundimtare kundrejt 30 milionë eurove.

Blerja e Coutinho në janar për 140 milionë euro tregon se Barcelona po ndjek me kujdes tregun e lojtarëve në Premier League, por gjithashtu ka qenë një shpenzim i majmë, që i detyron drejtuesit “blaugrana” të ndjekin pistat e huazimeve, si mund të ndodhë në rastin e Shaw.

Related posts

Zyrtare: Neymar do të operohet, mungon kundër Realit

Q.Autor

Gattuso: Kemi bërë një hap mbrapa

Delo.autor

Javier Tebas: Përjashtim nga Europa për PSG një mashtrim që la “viktima”…

Sadik.Autor

Leave a Comment