Bundesliga Futboll

Skena e turpshme në Gladbach, asistentja ofendohet nga tifozët

Arbitrja e vetme e Bundesliga-s Bibi Steinhaus është korrigjuar plot dy herë nga VAR gjatë fitores 2-1 të Gladbach ndaj Hertha Berlin.

Në rastin e parë ishte pozicioni jashtë loje i Herrmann i cili duhej anuluar. Më pas ishte faulli qartë brenda zonës i Lustenberger kundrejt Elvedi-t.

Më pas vjen skena skandaloze kur një grup nga vendi ku po rrinin tifozët e Gladbach që e quajtën “kurvë” anësoren Steinhaus.

“Ne si klub duhet të kërkojmë falje për ofendimet e ardhura nga tifozët tani. I kërkojmë falje Stainhaus. Është një budallallëk dhe nuk duhet të ndodhë në fushat e futbolli,” shprehet menaxheri i Gladbach Eberl.

Por të paktën vetë Bibi nuk e ka vënë re incidentin: “Në fakt as nuk e kam vënë re. Fokusi dhe përqendrimi im në fushë ishte shumë i madh dhe unë e kam mendjen se çfarë ndodh në fushë.”

Related posts

E pabeshueshme/ Ja kush janë dy idhujt e Mohamed Salah?

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Milani barazon rekordin negativ pa fitore me Piolin, Inzagi i pandalshëm në Superkupë

F.autor

E ARDHMJA E YLLIT TEK REAL MADRIDI/ Mbappe largohet nëse i plotësohet ky kusht…

Delo.autor

Leave a Comment