Futboll La Liga

Birra dhe muzikë në dhomat e zhveshjes, Sadiku me shokë festojnë qëndrimin në “La Liga” (VIDEO)

Levante e Armando Sadikut ka marrë një fitore me shumë vlera sot përballë Las Palmasit në “La Liga”. Shifrat 2-1 i dhanë mundësinë jo vetëm të një triumfi, por edhe pothuajse të sigurojnë qëndrimin në kategori për sezonin tjetër.

Me +8 pikë nga vendi i 18-t, Levante me shumë mundësi është e shpëtuar, por matematika i mban ende në lojë skuadrat e tjera. Gjithsesi numrat nuk e kanë penguar skuadrën që në përfundim të ndeshjes të shpërthejë në festë.

Vetë futbollistët kanë hedhur në rrjetet sociale foto dhe video të kësaj feste, ku shumë lojtarë shiheshin me birra në duar teksa këndonin dhe festonin me njëri-tjetrin një rezultat shumë të rëndësishëm.

(e.k/BalkanWeb)

 

Related posts

VIDEO/ Atletico Madrid zgjeron deferencën. Diego Costa i papërmbajtshëm

Q.Autor

Deschamps paralajmëron Francën: Pogba nuk mund të bëjë gjithçka vetë

Sadik.Autor

LIVE/ Kukësi-Partizani: Zhbllokohet super sfida, Mala kalon në avantazh të kuqtë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment