Futboll

“Roma pa Tottin është si Barcelona pa Messin”

​Conti thotë se Totti ende po i mungon Romës.
Bruno Conti, i cili merret me të rinjtë e Romës, thotë se jeta pa Francesco Tottin ka qenë e vështirë për Romën, teksa e ka krahasuar mungesën e legjendës me ngecjen e Barcelonës kur nuk luan Lionel Messi.

Totti i vari atletet në fund të sezonit të kaluar në moshën 40 vjeçare, pasi luajti gjithë karrierën në stadiumin “Olimpico”.

Mesfushori bëri 786 paraqitje për klubin e fëmijërisë, duke shënuar 307 gola, i cili konsiderohet një ndër më të mirët e gjeneratës së tij.

“Ka qenë e vështirë për ne, është si të flasësh për Barcelonën pa Messin, ai dha gjithçka për këtë fanellë në vitet e fundit”, tha ish anësori për Goal, që ka fituar Kupën e Botës me Italinë në vitin 1982

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/roma-pa-tottin-eshte-si-barcelona-pa-messin-521889/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Milan gjen trajnerin e ri, ja kandidati kryesor për stolin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Habit Bledi Shkëmbi/ Teuta pranë akordit me ish-sulmuesin e Torinos

Isa.Autor

LIVE/ Liverpool-Wolves, Mane dyfishon shifrat për “Të Kuqtë”

Delo.autor

Leave a Comment