Futboll Seria A

Icardi apo Immobile? Harrojini të dy, ky është i sulmuesi që shënon 1 gol çdo 39 min në Seria A

Java e 31-të e Serisë A ka qenë e pasur me gola. Plot 21 janë realizuar në total fundjavën që sapo lamë pas dhe janë realizuar nga lojtarë rtë ndryshëm, të cilët kanë konfirmuar aftësitë e tyre ose kanë festuar për herë të parë në këtë sezon.

 

 

Ciro Immobile, golashënuesi më i mirë i kampionatit, është një nga ata që është konfirmuar, duke realizuar në fitoren 2-1 të marrë nga Lazio kundër Udinese-s. Kanë munguar golat e Icardi-t, i cili është në vendin e dytë të renditjes së golashënuesve, tre gola larg lacialit. Pas tij vjen Dybala me 21 realizime falë tre golave të realizuar në fitoren 4-2 të marrë nga Juventus kundër Benevento-s.

Por pikërisht në ndeshjen e bardhezinjve ka dalë në skenë sulmuesi me mesataren më të mirë të golave në këtë sezon të Serisë A. Ai është Diabate, qendërsulmuesi i Benevento-s, i cili ka frikësuar dy herë kampionët e Italisë në fuqi dhe ka bërë të ëndërrojnë tifozët verdhekuq, shkruan telesport. Në fund, ka fituar eksperienca dhe cilësia e lojtarëve të “Zonjës”, por Diabate, i cili ka realizuar 5 gola në kampionat, mund të krenohet me mesataren e tij të frikshme: 1 gol çdo 39 minuta.

 

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Laçi: Fantastik Danilo Alvesh, traversa i mohon golin me ROFESHATË (VIDEO)

Isa.Autor

Gafa amatoreske e portierit të PAOK, shmang goditjen e këndit dhe shkakton penallti (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Rikthim në “shtëpi”, ish-trajneri i Kombëtares ulet në pankinën e skuadrës së…

Delo.autor

Leave a Comment