Futboll Premier League

Nemanja Matic: Pogba është lojtari kryesor te Manchester United

Partneri i tij në mesfushë ka thënë se është shumë i lumtur që francezi tregoi vlerat e tij kundër Manchester Cityt dhe paraqitje të tilla duhet të vazhdojnë

Nemanja Matic mendon se partneri i tij në mesfushë, Paul Pogba duhet të jetë “lojtari kryesor” i “djajvë të kuq”.

“Me personalitetin e tij, Paul ka nevojë për të qenë lojtari i jonë kryesorë në ekip dhe ai duhet ta merr këtë përgjegjësi”.

“Mos të harrojmë ai kishte një sezon më lëndime – ishte jashtë fushes për tre muaj dhe nuk është lehtë që të kthehet pas këtyre lëndimeve. Njerëzit presin shumë nga ju kur luani për Man United – ne e dimë se kjo është ormale. Por ai ka treguar karakter dhe personalitet ndeshjet e fundit. Nëse e shikoni atë në 10 minutat e fundit të ndeshjes në Etihad e shikoni sa shumë lufton ai për skuadrën duke e ndihmuar atë në çdo repart”.

Paraqitja e mirë e Pogbas kundër Cityt ka bërë që ata të fitojnë 3-2, në një rikthim të papritur duke ja mohuar Cityt festën për titull pesë javë para se të përfundoi kampionati i tyre.

Related posts

Kluivert tradhton Barcelonën: La Liga dhe Kupa e Mbretit nuk vlejnë sa Champions-i

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ SKËNDERBEUT/ Gjoka i lumtur: Është vlerë e shtuar për ne, tashmë duhet…

Delo.autor

KORET RACISTE/ Juventusit rrezikon t’i mbyllet pjesa e ultrasve në stadium

Isa.Autor

Leave a Comment