Champions League Futboll

U la në shatërvanin antik, por Pallotta befason sërish

Ai nuk pagoi vetëm një gjobë të thjeshtë. Pas larjes të martën në mbrëmje në shatërvanin antik të qytetit, presidenti i Romës James Pallotta vendosi që të bëjë një gjest mjaft të vlerësuar për të gjithë qytetin.

Kryebashkiakja e Romës Virginia Raggi tregoi pas takimit me numrin 1 të klubit verdhekuq se ishte bërë një donacion për të rikonstruktuar shatërvanin e Panteonit në qytet. “Falënderojmë presidentin Pallotta për bujarinë e tij. Pas hedhjes së djeshme, ai vendosi që të kryejë një gjest mjaft bujar për qytetin. Ai do të dhurojë 230 mijë euro për të restauruar shatërvanin e Panteonit. E falënderojmë për këtë gjest të bukur.

Sa i përket stadiumit po procedojmë sipas programit. Dua të them që me këtë projekt vijnë nga firmat e huaja investime me vlerë 800 milionë euro. Një mundësi shumë e mirë për të ekonominë e Romës dhe të vendit”, tha ajo.

Ndërsa presidenti Pallotta tha se mundësitë e Romës për ta fituar Champions-in janë të njëjtat që verdhekuqtë kishin edhe më parë. “Nuk kishim asnjë për të humbur dhe e ndieja se mund t’ia dilnim. Nuk ishte fat, ekipi bëri një futboll shumë të bukur për 94 minuta.

Roma duhet ta kuptojë se mund të luajë ndaj kujtdo rival. Di Francesco ndryshoi taktikë në mënyrë brilante dhe nuk e besoj se Barça e priste këtë. Çdo lojtar bëri një super ndeshje, por Dzeko bëri diferencën”, tha numri 1 i klubit.

Pallotta e festoi fitoren dhe kualifikimin e skuadrës për në raundin gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve në një mënyrë të veçantë, paska të “çmendur”. Numri një i klubit verdh e kuq nën atmosferën e zjarrtë të tifozëve u hodh me gjithë rroba në shatërvanin “Pizza del Popolo”.

Një fitore dhe kualifikim i tillë nuk mund të festohej ndryshe nga një president që ka besuar tek lojtarët e tij. Roma ia doli të hedhë poshtë çdo kritikë dhe injorim që iu bë pas humbjes së thellë 4-1 në “Camp Nou” dhe të përmbysë gjithçka në tokën e tyre “Olimpico”.

Related posts

NAPOLI-EMPOLI/ FORMACIONET: Hysaj spostohet sërish në të majtë, Veseli në stol

Isa.Autor

JA SI FITOI MILANI MBRËMË/ Piatek në fushë e Claudia jashtë saj

Delo.autor

Pacult u shkarkua nga Kukësi, verilindorët sot kanë një arsye të festojnë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment