Champions League Futboll

Marcelo: Nuk u eliminuam, sepse nuk jemi Barcelona

Eliminimi i Barcelona-s ka trembur një Spanjë të tërë. Si ka mundësi që një Itali e vogël dhe zhgënjyese në Europë, e eliminuar edhe nga Botërori, mund të nxjerrë jashtë Champions League ekipin ku luan Madhëria e Tij Messi? Një frikë kjo që është transferuar edhe brenda mendjes së lojtarëve të Real Madrid, të cilët kanë jetuar një makth për 92 minuta lojë, deri në momentin që arbitri Oliver ka dhënë atë që do të mbahet mend si penalltia e shekullit.

Kështu, kalimi në gjysëmfinalet e Champions League një ditë pas eliminimit befasues të Barçës ka qenë një ‘fitore e dyfishtë për madrilenët. Kjo është konfirmuar edhe nga fjalët e thëna nga mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo.

“Nuk mund të kishim fundin e Barcelona-s, ne jemi Real Madrid. Nuk jemi shpërqendruar në asnjë moment dhe nuk e kemi nënvlerësuar kundërshtarin. Jemi përballur me një ekip të madh, por ne jemi Real dhe kemi besuar deri në fund”, ka thënë braziliani.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ MILANI i magjepsuar pas TALENTIT holandez të PSV

Isa.Autor

10 MUNGESA TË SIGURTA/ Napoli-Juventus, luhet një “ndeshje” edhe në infermieri

Delo.autor

KLUBI NË KRIZË REZULTATESH/ Befasohet Juventus, ylli fluturon në Premier për 40 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment