Futboll

Anglezi Oliver nxori me të kuq Bufonin, por 4 vite më parë fali portierin e Sitit (VIDEO)

Një ditë pas kaosit të “Bernabeu”-t, shtypi britanik “zbulon” një detaj që mund ta ketë shtyrë arbitrin Oliver që të ndëshkojë me karton të kuq Bufonin. “Në vitin 2014, kur drejtonte derbin e Mançesterit, ai pati një përplasje kokë më kokë me portierin e Sitit, Xho Hart, ndaj të cilit nuk mori asnjë vendim.

Atëherë ai u gjykua nga opinioni se si e fali Hartin pa e nxjerrë nga fusha dhe ndoshta i gjithë presioni i këtij episodi, bëri që ai të mos e përsëriste më ‘gabimin’ dhe viktima ishte portieri i Juventusit”, shkruanin me ironi mediat ishullore. Tifozët e Juves do të kenë mundësi ta shohin sërish fytyrën e 33-vjeçarit në aksion të hënën, sepse do të gjykojë ndeshjen mes Uest Hemit dhe Stok Sitit.

 

Related posts

Trajneri i Izraelit: Shqipëria ka stil ndryshe nga Skocia, është koha t’iu tregojmë se…

Isa.Autor

SHUAN DILEMAT TEK BARCELONA/ Trajneri Flick: Ky futbollist qëndron

F.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Mbrojtësi shqiptar në formacionin e javës në Europë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment