Futboll

Qetësohet Brazili, Neymar gati për Botërorin

Merr fund frika e Brazilit për Neymar. Rikuperimi i sulmuesit të Paris Saint Germain ka ecur shumë mirë pas operacionit që lojtari kreu në gju rreth 1 muaj e gjysmë më parë dhe sipas asaj që bën të ditur klubi francez lojtari do të rikthehet në stërvitje gjatë 10 ditëve të ardhshme.

Në këtë mënyrë Neymar do të jetë plotësisht i gatshëm për Botërorin që do të zhvillohet në Rusi këtë verë, por do të ketë mundësi të ndihmojë edhe PSG me paraqitjet e tij në fushë gjatë këtij fundi të sezonit. Megjithatë ajo që vlen më shumë në këto momente për lojtarin 26-vjeçar është Kupa e Botës dhe për evenimentin që do të mbahet në Rusi, Neymar do të jetë në formën optimale.

Related posts

I DEL NË MBROJTJE HYSAJT/ Presidenti i Parlamentit Europian: Banderolë e turpshme nga ultrasit fanatikë

Delo.autor

Partizani gjen kundërshtar në Ohër, fikson miqësoren e parë ndaj ekipit maqedonas

Sadik.Autor

Pikante dhe statistikat/ Ja çfarë duhet të dini për super sfidën Kukësi-Partizani

Isa.Autor

Leave a Comment