Futboll

Southampton – Chelsea, ndeshje vendimtare për “Blutë e Londrës” nëse duan t’i mbajnë gjallë shpresat për zonën Champions

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Southamptonit e Chelseat e vlefshme për xhiron e 34 në Premierligë.
Tri humbje, një barazim dhe vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit – Chelsea do të kërkojë të këndellet kundër Southamptonit.

Për shkak të rezultateve negative në sfidat e fundit, “Blutë e Londrës” gjenden 10 pikë prapa zonës Champions, kur kanë mbetur edhe 18 pikë në lojë, andaj fitorja sot është e domosdoshme nëse duan të vazhdojnë luftën për një vend në top katërshe.

Chelsea aktualisht ka 57 pikë pas 32 ndeshjeve, një xhiro më pak të zhvilluar se Liverpooli që ka 67 pikë me një ndeshje më shumë se “Blutë e Londrës”, 33 xhiro.

Do të jetë e vështirë duke parë formën fantastike të Liverpoolit e Tottenhamit, që Chelsea të arrijë zonën Champion, por sfida kundër Southmaptonit shihet si një finale për ta, ashtu si ato të mbetura deri në fund dhe meqenëse janë edhe 18 pikë në lojë, Chelsea i Contes duhet t’i fitojë të gjitha p%r t’i mabjtur gjallë shpresat për Champions.

Ndeshja mes Southamptonit e Chelseat zhvillohet nga ora 13:30.

Southamptonit:

Chelsea:

Related posts

SULMUESI BELG JA DEL, REBIÇ JO/ Si pritet të rreshtohet Milani sot ndaj Interit

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City triumfon me “MANITA”, Sporting mposht me “POKER” Besiktas

Delo.autor

HUMB VENDIN E TITULLARIT TEK BAVAREZËT/ Boateng përgatit “tradhtinë” e madhe ndaj Bayernit, ja ku do transferohet

Delo.autor

Leave a Comment