Futboll

​Salah befason Liverpoolin, dëshiron të transferohet te gjigandi spanjoll

Mohamed Salah dëshiron që gjatë verës së ardhshme të largohet nga Liverpool, skuadër të cilës iu bashkua vetëm verën e kaluar.

Paraqitjet e mira të Mohamed Salah, i cili në 19 ndeshje ka shënuar 15 gola për Liverpoolin kanë rënë në sy të shumë skuadrave të mëdha.

Një ndër to është edhe Real Madrid dhe trajneri i saj Zinedine Zidane e ka pranuar haptazi se i pëlqen egjiptiani.

Sipas Don balon, tashmë është vet lojtari që dëshiron të largohet nga Liverpool për të kaluar në Real Madrid.

Kampioni evropian dëshiron të përforcohet gjatë verës dhe Salah do të ishte një prurje e madhe.

Përveç tij në listën e Zidane janë edhe Eden Hazard, Mauro Icardi dhe portieri Kepa.

Related posts

E PABESUESHME/ Barcelona gjen portierin e ri, pazar i papritur tek Liverpooli për…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Investim i djegur për Tiranën, ish-mbrojtësi i Shpresave firmos në Itali

Delo.autor

“MAKINERI” GOLASH/ Rrjeta e 7-të sezonale, ish-sulmuesi i Kombëtares nuk di të ndalet

Delo.autor

Leave a Comment