Futboll Sport

Sulmuesi 19-vjeçar shqiptar shënon në debutim me Olimpiakosin (VIDEO)

Në fitoren 5-1 të Olimpiakosit në kampionat ndaj Korfuzit, golin e fundit të takimit e vulosi futbollisti shqiptar.Talenti shqiptar, Mario Vrushaj ka arritur të bëj një debutim ëndrrash te Olimpiakosi, teksa ka shënuar në ndeshjen e parë për këtë skuadër.

 

Ndërkohë duhet theksuar fakti se gjigantët grekë vinin në këtë ndeshje me shumë të rinjë, pasi i mungonin shumë futbollistë kryesorë të ekipit. Këtë shans arriti ta shfrytëzonte në mënyrën më të mirë Vrushaj, i cili mposhti portierin kundërshtar në minutën e 87-të të takimit, shkruan VipSport.

 

Ai hyri në minutën e 78-të të takimit, duke marrë vendin e Miralas. Megjithatë sa i përket ekipit kombëtar, Vrushaj është pjesë e Greqisë U-19 dhe shihet si një talent me të ardhme.

Related posts

“EKIPI AKTUAL MË DUKET NJË KOPJE E SHËMTUAR”/ “Shpërthen” Mateo Salvini: Milani i turpshëm, po luan…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Arnautovic bëhet gazi i botës, nuk i beson syve çfarë rasti humb përballë portierit ukrainas (VIDEO)

Delo.autor

Sondazhi/ Aventura në Bjellorusi, tifozët vlerësojnë Elis Bakajn

Sadik.Autor

Leave a Comment