Futboll Ligue 1 Sport

Dugarry kritikon ashpër Neymar: Si mund ta pranojë PSG diçka të tillë?

Christophe Dugarry kritikoi ashpër qëndrimin e paturpshëm të Neymar, siç e konsideroi ai, ditën në të cilën PSG u shpall kampion i Ligue 1. Ylli brazilian ishte më shumë në pritje të lojës së pokerit “online” sesa të bashkëlojtarëve të tij.

Blerja rekord botëror e verës së kaluar (222 milionë euro), i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim i kyçit të këmbës, botoi në rrjetet e tij sociale kartat e lojës së pokerit, ndërsa ekipi i tij po luante titullin kundër Monakos.

“Si mund të mos jetë Neymar për ndeshjen e titullit të ligës? Si mund t’i japim atij emërtimin e liderit, kur nuk vjen për ta ndarë atë? Si mundet PSG-ja ta pranojë diçka të tillë? Si mund t’i shikojë ashtu shokët e ekipit?” – pyet ish-lojtari azulgrana, i cili beson se “Neymar e pështyn klubin kështu.

Nëse do të luante te Barça, ai do të kthehej pa asnjë problem. Unë nuk mund të qëndroj në heshtje karshi kësi lojtarësh. Është një kolektiv, që i fiton ndeshjet, kurrë nuk janë individualitete. Dhe ne besojmë se PSG mund të fitojë Ligën e Kampionëve me qëndrime të tilla…”

Related posts

“KJO QË NDODHI SOT NUK KRAHASOHET ME NDESHJEN SERBI-SHQIPËRI”/ Ish-lojtari i kombëtares nuk përmbahet pas takimit të kampionatit

Delo.autor

“NUK E MOHOJ QË…”/ Balotelli: Do të rikthehem në Itali, ja skuadra ku do ta mbyll karrierën

Delo.autor

PRITEN LARGIME NË JANAR/ Ja lojtarët e Tiranës në udhëkryq për të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment