Futboll Sport

Marcelo: Ronaldo është më i miri në botë, ai do të vazhdojë të shënojë gola

Të gjithë shpresat i kanë të Cristiano Ronaldo dhe i fundit që ka tentuar të motivojë portugezin, është Marcelo.
Real Madridi barazoi 1-1 në “Santiago Bernabeu” me Athletic Bilbao dhe kjo ka shkaktuar kaos te Los Blancos, pasi Karim Benzema dhe Gareth Bale janë duke u kritikuar nga të katërta anët në SPanjë.

Vetëm Cristiano e gjeti golin më Bernabeu që për portugezin ishte i 22-ti në 12 ndeshje me radhë – ecuria më e mirë e CR7 që kur iu bashkua Reali në vitin 2009 dhe i 25-ti në 15 ndeshjet e fundit – statistika që tregojnë se ai është në një formë shumë të mirë dhe Marcelo shpreson të vazhdojë në këtë mënyrë.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. Kemi besim te ai, ashtu si në gjithë lojtarët tjerë”, tha Marcelo.

“Jam i sigurt se ai do ta zgjasë ecurinë prej 12 ndeshjeve duke shënuar gol”, shtoi Marcelo.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Real Madrid ofroi 130 milionë euro për talentin Europian, ja pse u refuzua

Delo.autor

Aksion blic i Milanit, djeg rivalët dhe siguron talentin grek (VIDEO)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Verstappen: Dueloja për kreun dhe u mbrojtja, na mungonte ritmi

Delo.autor

Leave a Comment