Europa League

Otamendi rinovon me dy vite kontratën te Manchester City

Nicolas Otamendi ka nënshkruar (rinovuar) një kontratë dyvjeçare me Manchester City. 29-vjeçari është bërë pjesë e rëndësishme e ekipit të Pep Guardiolës këtë sezon dhe është shpërbluar për paraqitjet e tij të shkëlqyera në muajt e fundit. Ai ka shënuar pesë gola në 23 paraqitjet e tij me “qytetarët” në këtë sezon, në të gjitha garat.

Otamendi është ylli i fundit i Manchester City, me të cilin rinovohet nga klubi anglez përpara Kupës së Botës, që do të zhvillohet në verën e ardhshme, në një përpjekje për të shmangur interesin nga klubet më të mira të Europës. “Goal” kishte raportuar më parë se Fernandinho, kontrata e të cilit do të skadonte në verë, tashmë e ka hedhur firmën në letër për një zgjatje njëvjeçare, me mundësi edhe për një vit të ardhshëm.

Gabriel Jesus, gjithashtu, ka rënë dakord për një marrëveshje të re deri në vitin 2023 dhe do ta nënshkruajë atë në javët e ardhshme, ndërsa Kevin De Bruyne do të nënshkruajë marrëveshjen e tij të re sapo klubi dhe agjenti i tij të bien dakord mbi vlerësimin e të drejtave të tij të imazhit.

Otamendi, ashtu si Fernandinho, tashmë ka nënshkruar kontratën e tij. Mbrojtësi i Argjentinës nënshkroi një marrëveshje pesëvjeçare kur erdhi te Manchester City në vitin 2015 dhe tani e ka zgjatur qëndrimin e tij në “Etihad” deri në vitin 2022.

Related posts

MALMO-CHELSEA/ “Vendasit” shkurtojnë diferencën, shënon Christiansen

Delo.autor

MALMO-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” dyfishojnë shifrat, shënon Giroud

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Napoli bind në Zyrih, Sarri bën detyrën ndaj Malmos

Delo.autor

Leave a Comment