Futboll Premier League

Manchester United e gatshme ta shesë Mkhitaryanin, cakton çmimin e largimit

Henrikh Mkhitaryan duket se nuk do të mbetet edhe gjatë te Manchester United.

Mesfushori armen ka humbur pozitën e titullarit tek ‘Djajtë e Kuq’, dhe po mendon largimin.

Duket se edhe Jose Mourinho është pajtuar që mesfushori ofensivë të largohet nga klubi.

Trajneri portugez i ka dhënë dritën e gjelbër klubit që të bisedojë me ofertuesit për shitjen e armenit.

Manchester United është pajtuar ta lë të lirë largimin e lojtarit, por po kërkon rreth 35 milionë euro për një gjë të tillë.

Favoriti kryesor për transferimin e tij mbetet skuadra italiane Inter.

Spalletti e pëlqen lojën e armenit dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit për ta sjellë në ‘Giuzeppe Meazza’.

Gjithsesi në garë për të mbetet edhe ish-skuadra e tij Borussia Dortmund.

Related posts

“A DO TË ARRIJË NIVELIN TIM?” Thuram për yllin e “Bardhezinjve”: Unë nuk luaja tek Juventus në moshën e tij

Delo.autor

Ky është futbollisti që ndjente që një ditë do të luante për Manchester United

Sadik.Autor

EURO 2020/ Racizmi i Arnautovic ndaj shqiptarëve: Uefa NIS procedimin disiplinor

F.autor

Leave a Comment